Description
IZOELASTIC
Material dy komponentësh me bazë çimento dhe hidroizolues, elastik me funksion mbrojtës për tarraca, themele, pishina dhe bodrume.
KARAKTERISTIKAT
Hidroizolues dy-komponentësh me bazë çimento, inertesh me granulometri të seleksionuar, aditivësh special dhe polimere sintetike në dispersion ujor. Duke përzier dy komponentët, përftohet një masë që mund të aplikohet edhe në sipërfaqe vertikale, me një trashësi deri në 1 mm për shtresë. Falë përmbajtjes së lartë të rezinave sintetike dhe cilësive të tyre, ai garanton një ngjitje të shkëlqyer në të gjitha sipërfaqet e betonit, tullave dhe qeramikës (të parapërgatitura). Pas forcimit, ai krijon një shtresë hidroizoluese dhe elastike, rezistente ndaj agjentëve atmosferikë.




Reviews
There are no reviews yet.